Plani 15-pikësh i SHBA-së, burime pakistaneze thonë se Irani e ka marrë planin

TË FUNDIT

Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se Irani ka marrë planin prej 15 pikash nga SHBA-ja për arritjen e një armëpushimi në luftën SHBA-Izrael me Iranin, duke cituar dy zyrtarë pakistanezë.

Zyrtarët pakistanezë raportohet se kanë thënë se propozimi mbulon gjerësisht sa vijon:

Lehtësimin e sanksioneve, Bashkëpunimin bërthamor civil, Një tërheqje të programit bërthamor të Iranit, Monitorimin nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, Kufizimet e raketave dhe qasjen për transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit

Zëdhënësi i komandës kryesore ushtarake të Iranit, duke iu referuar SHBA-së ka thënë se “superfuqia globale e vetëshpallur po e quan humbjen e saj, marrëveshje”.

Duke mos e përmendur me emër presidentin amerikan Donald Trump, ka pyetur nëse “ka arritur niveli i konfliktit të brendshëm deri në atë pikë sa po negocioni me vetveten”.

“Ju nuk do t’i shihni më as investimet tuaja në rajon dhe as çmimet e mëparshme të energjisë dhe naftës, derisa të kuptoni se stabiliteti në rajon  garantohet nga dora e fuqishme forcave tona të armatosura. Stabiliteti vjen përmes forcës”, tha Ebrahim Zolfaghari.