Nga Prokuroria Themelore bëjnë të ditur se sipas të dhënave fillestare, plagosja e mjekut Zekirja Shahini në Kumanovë nuk është bërë me motive politike, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se autoritetet ende janë në kërkim të autorit.
Në lidhje me: Gjuajtje me armë zjarri në Kumanovë, plagoset mjeku nga Sllupçani
“Në lidhje me ngjarjen në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprime hetimore. Po mblidhen gjurmë dhe dëshmi materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Në të shtënat është plagosur një person, ndërsa autori është në kërkim. Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike pas incidentit të armatosur, por të gjitha rrethanat po verifikohen”, thonë nga Prokuroria.