Shumica e republikanëve në Senatin amerikan, janë kundër impiçmentit të Donald Trampit. Edhe krahas asaj se shumica e senatorëve ose 55 (të gjithë demokratët dhe disa republikanë) votuan mbrëmë për të filluar procesin në Senat, shumë republikanë nuk do të mbështesin revokim të ish-presidentit.
Me këtë, shanset janë shumë të vogla që ai të dënohet në Senat për “nxitje të rebelimit”, siç thuhet në dispozitën e impiçmentit të votuar më parë nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Gjykim, megjithatë, do të ketë, pasi u refuzua kërkesa e republikanit Rand Poll që ideja e impiçmentit të një ish-presidenti është antikushtetuese dhe “arriti e vdekur”. Procesi kundër Trampit është vendosur të fillojë në fillim të shkurtit. Demokratët po përgatiten të tregojnë video dhe audio material të llojllojshëm si provë të krimeve të pretenduara, të kryera nga ai.
Ata akuzojnë Trampin për nxitje të trazirave në legjislaturën kryesore të SHBA-së më 6 janar të vitit 2020, me ç’rast humbën jetën pesë njerëz. Ai më pas u bëri thirrje mbështetësve të tij të “luftonin me të gjitha forcat e tyre” dhe “të shkonin në Kapitoll Hill” si një demonstratë kundër rezultateve të zgjedhjeve, ku fitoi kandidati demokrat, Xho Bajden.
Vendimi për impiçmentin e Trampit mund të kalojë nëse mbështetet nga dy të tretat e votave të senatorëve, ose 17 republikanët duhet të votojnë për të. Nuk ka gjasa, duke pasur parasysh gjendjen në Dhomën e sipërme të Kongresit amerikan. Edhe ata republikanë, që kanë dënuar më parë veprimet e Trampit, janë gjithashtu kundër impiçmentit.
Senatori republikan Xhon Kornin beson se procesi mund të krijojë precedent të rrezikshëm edhe për demokratët. Lindzi Grem ka thënë më parë se nuk ka asnjë kuptim të gjykohen ish-presidentët.
“Imagjinoni tani që Xhorxh Uashington të gjykohet për posedim të skllevërve”, tha Grem.
Në disa qarqe konservatore, përfshirë mediat republikane si Foks Njuz, trazirat e 6 janarit madje mendohet se janë provokuar nga mbështetësit e demokratëve./MIA