Pjesa e dytë e autostradës Shkup-Bllacë do të fillojë të ndërtohet në korrik?

TË FUNDIT

Në fillim të korrikut të këtij viti pritet të nisë ndërtimi i pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, njoftojnë nga Qeveria për TV21. Siç bëhet e ditur, vlerësimi dhe përzgjedhja e kompanisë tashmë është përfunduar, ndërsa aktualisht po zhvillohet procedura e ankesave në shkallën e dytë. Pas përfundimit të saj, pritet të fillojnë punimet ndërtimore. Sipas vlerësimeve të reja, projekti pritet të kushtojë rreth 215 milionë euro.