“Pilula e Pfizer kundër Covid-19 zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89%”

TË FUNDIT

“Pilula e Pfizer mbron me 89% nga shtrirja në spital si pasojë e Covid-19”

Kompania Pfizer deklaroi se pilula e saj kundër COVID-19 zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89 për qind.

Asnjë vdekje nuk u raportua në pacientët që morën pilulën orale antivirale “PAXLOVID” në popullatën e përgjithshme të studimit deri në ditën e 28-të, krahasuar me dhjetë vdekje te pacientët që morën placebo, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Studimi u bazua në të dhënat nga 1.219 të rritur të cilët ishin regjistruar deri më 29 shtator dhe kishin një diagnozë të konfirmuar nga laboratori për infeksion me SARS-CoV-2 brenda një periudhe pesëditore, si dhe të paktën një gjendje mjekësore të lidhur me rrezik në rritje të zhvillimit të sëmundjes së rëndë nga COVID-19, njoftohet më tej.

Kompania tha se do t’ia dorëzojë studimin Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për autorizim për përdorim urgjent sa më shpejt të jetë e mundur.

Lajmi e bën Pfizer-in kompaninë e dytë në botë që zhvillon një pilulë kundër koronavirusit pas ilaçit të trajtimit oral antiviral nga Merck, Molnupiravir, i shpallur më 1 tetor.