Pezullohen nga puna dy zyrtarët e arrestuar

TË FUNDIT

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë njofton se ka pezulluar nga puna dy zyrtarët që janë arrestuar dje si të dyshuar se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me njehsorët Kohler.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë konfirmon që sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dje me datë 29 prill 2015, janë arrestuar tre zyrtarë të Agjencisë së Metrologjisë, e cila funksionon në kuadër të kësaj Ministrie. Pas intervistimit në Prokurori njëri prej tre zyrtarëve është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët janë në mbajtje”.

“Bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të njoftimit nga Prokuroria Themelore e Prishtinës dy zyrtarët që janë në mbajtje janë pezulluar përkohësisht nga puna, deri në marrjen e vendimit meritor të gjykatës. Kjo masë është parandaluese dhe nuk paragjykon rezultatin final të gjykimit.