Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, është e ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, ku tha se nuk ka asnjë kërcënim real për sigurinë në Maqedoninë e Veriut.
“Absolutisht, vlerësimet, analizat dhe informacionet që disponojmë thonë se deri në këtë moment nuk ka asnjë kërcënim real për sigurinë në Maqedoninë e Veriut”, tha Petrovska.
Ajo shtoi se institucionet po e kryejnë punën e tyre me sukses.
