Borxhi publik i vendit i cili deri në fund të vitit do të arrijë 70,8% nga Bruto prodhimi vendor dhe fjala “gënjen” – janë një prej arsyeve për debatin e djeshëm flagrant në shtëpinë ligjvënëse i cili për pak do të përfundonte me përplasje fizike mes deputetit të LSDM-së, Fatmir Bytyqi dhe Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE-ja.
“70.8% me obligime të pashlyera. Asnjëherë në historinë e Maqedonisë nuk kemi pasur borxh të tillë publik. Kjo është e tmerrshme. Po rriten shërbimet e dakorduara. Këto janë rreth 80 milionë euro. Të lutem edhe një herë mos e përdorë atë fjalë, edhe një herë mos e përdor. E para dhe e fundit”, u shpreh deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi.
Komisioni për financa dhe buxhet ku shqyrtohet Propozim Buxheti për vitin 2025, edhe sot vazhdoi me akuza të rënda mes opozitës dhe pushtetit.
Por për një prej arsyeve për incidentin e djeshëm – e dhëna se borxhi publik i vendit deri në fund të vitit do të arrijë 70.8% nga BPV, tashmë alarmoi edhe ekspertët.
“Në përputhje me strategjinë për borxh publik, këtë vit borxhi publik i vendit duhet të jetë 66,4% e BPV-së. Megjithatë në këto numra nuk janë vendosur edhe borxhet e arritura, obligimet e pashlyera ndaj ndërmarrjeve publike dhe nëse të njëjtat i akumulojmë, ne do të arrijmë deri te Borxhi i përgjithshëm publik prej mbi 70% të BPV që është shkallë jashtëzakonisht e lartë”, tha Bllagica Petreski – drejtoresh ekzekutive e “Finance Think”.
Petreski paralajmëron se është tejkaluar kufiri që borxhi publik të jetë nën 60% nga BPV, janë thithur të gjitha rezervat dhe në kriza të ardhshme potenciale nuk mund të reagojmë.
“Aspekti i parë është se akumulimi i borxhit të përgjithshëm publik është shumë i shpejtë, praktikisht nga viti 2008 deri më sot ne gati tre herë e kemi rritur këtë borxh publik, prej diçka mbi 20, deri më tani mbi 60%. Aspekti i dytë i rëndësishëm është se ne tashmë kemi borxh publik që nuk është në përputhje me rregullat fiskale. Dhe aspekti i tretë – konsolidimi fiskal do të jetë shumë i ngadalshëm. Ne do të kthehemi deri në kufirin nën 60% pas 5 vjetëve”, shroi drejtoresha ekzekutive e “Finance Think”, Bllagica Petreski.
Përndryshe deri në fund të shtatorit, borxhi publik i vendit arriti mbi 8.8 miliardë euro ose 56.9% nga BPV.
