Petkoviq e quan Kurtin “Hitleri i vogël ballkanik”

TË FUNDIT

Shefi i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq e ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me politikanin gjerman, Adolf Hitler duke e quajtur “Hitleri i vogël ballkanik”.


“Në ëndrrat dhe planet e tilla të Hitlerit, ai shqetësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili po lufton si luan për interesat e popullit serb në Kosovë, i cili nuk do të lejojë askënd që të pastrojë etnikisht popullin tonë dhe të përcjell prodogma dhe stuhi të reja”, ka thënë Petkoviq.


Pektoviq po ashtu është edhe kryenegociator i Serbisë në dialogun Kosovë – Serbi.

Reagimi i tij vjen pasi dje kryeministri, Albin Kurti, e ka quajtur ‘Putini i vogël’ presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se vendi i tij po vazhdon të arsyetojë krimet e Rusisë në Ukrainë.

“Me mikun e Putinit në Republika Srpska të Bosnje Hercegovinës dhe Putinin e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar. Taktika të njëjta të inskenimeve të ngjarjeve e sulmeve për të fajësuar palën tjetër i kemi parë edhe në rajonin e vendin tone”, shkroi Kurti në Facebook./kallxo