Bashkëpunimi midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është shumë i mirë në më shumë sfera, ndërsa posaçërisht është i dobishëm në pjesën e eurointegrimeve ku ka këmbim intensiv midis ekipeve të së dy vendeve. Jemi të gatshëm t’i ndimojmë Maqedonisë në rrugën e saj drejt BE-së. Kemi më shumë se 10 vite përvojë negociata me BE-në, ndërsa tani jemi edhe anëtare e plotfuqishme dhe mundemi shumë gjëra të ndajmë.
Këtë e deklaroi Ivan Petkov, ambasador i Republikës së Bullgarisë në Maqedonisë në fjalimin në seminarin me temë “Politika të BE-së”, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jahstme e Maqedonisë.
“Diplomatët e rinj nuk janë të preokupuar me paragjykime nga e kaluara, kanë pikëpamje bashkëkoore dhe janë të lidhur me botën. Për këtë arsye besoj se janë të gatshëm t’i avancojnë marrëdhëniet e mira bilaterale midis Maqedonisë dhe Bullgarisë”, tha Petkov.
Lidhur me temën e seminarit theksoi se është shumë e dobishme për shkak se çdo vend duhet të dijë se anëtarësimi në BE sjell shumë përgjegjësi dhe kërkon shumë dituri. “Ekzistojnë shumë procedura të komplikuara, institucione të fuqishme dhe me qëllim që vendi t’i mbrojë të drejtat e saj në VE duhet të jetë mirë e përgatitur, sepse kjo nuk është lehtë. Kolegët bullgarë janëkëtu dhe janë të përgatitur që ta ndajnë diturinë e tyre”, tha ambasadori Petkov.
Dragana Kiprijanovska zëvendësministre e Punëve të Jashtme theksoi se është falënderuese për ndihmën nga MPJ-ja bullgare posaçërisht në pjesën e edukimit diplomatik i cili zhvillohet midis Akademive diplomatike të së dy ministrive.
“Republika e Bullgarisë si vend-anëtar e cila e përfundoi procesin inkuadrues në BE për Maqedoninë është shembull i një rrëfimi të suksesshëm në procesin e zgjerimit të Unionit. Përvojat bullgare të fituara në këtë rrugë janë të pazëvendësuese dhe posaçërisht të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë e cila është në pritje që ta fillojë procesin e negociatave inkuadruese”, tha Kiprijanovska.
Para pjesëmarrësve të seminarit foli edhe drejtoresha e Institutit diplomatik bullgar Tanja Mihajllova, e cila vlerësoi se përforcimi i kapaciteteve të administratës është investim shumë i mirë në resurset njerëzore, ndërsa bashkëpunimi me Maqedoninë në trajnime zhvillohet tashmë dhjetë vite.
“Ky lloj i trajnimeve, posaçërisht në pjesën e politikave të BE-së është pjesë e mirëkuptimit jo vetëm në frymën e bashkëpunimit evropian, por edhe rajonal. Bullgaria në vitin 2018 do të jetë vend kryesues me BE-në dhe tashmë po e përgatit administratën e saj për këtë detyrë”, tha Mihajllova.
Instituti diplomatik bullgar ekziston nga viti 2003 dhe realizon program të shumëllojshëm të trajnimeve në më shumë sfera për avancim të aftësive të diplomatëve të tyre, të punësuar në MPJ dhe në administratën shtetërore, ndërsa realizon edhe aktivitet të pasur publik për popullarizim të punës së saj dhe politikës së jashtme zyrtare të Bullgarisë.
