Petkov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut doemos të punojnë së bashku

TË FUNDIT

Heqja e vetos së Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut është funksion i punës që doemos duhet ta bëjnë dhe pala maqedonase dhe bullgare dhe të arrihet përparim në të gjitha pikat, ka deklaruar kryeministri bullgar, Kiril Petkov për Televizionin Nova.

Siç ka njoftuar korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Petkovi ka shprehur shpresë se fqinjësia e mirë duhet të jetë kyçe, por kjo kërkon shumë punë nga dy palët.

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut doemos të punojnë së bashku”, ka thënë Petkovi.

Në pyetjen nëse Rusia përzihet në marrëdhëniet bullgaro- maqedonase përmes filmit “një fe, një gjuhë”, Petkovi ka komentuar se tezat e prezantuara në të janë në kundërshtim me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Petkovi njëherësh thekson se Qeveria bullgare është deklaruar kundër filmit dhe përveç që nuk e miraton, fuqishëm dhe e kritikon.

“Bullgaria nuk mund të jetë indiferente kur dikush tenton të minojë historinë bullgare”, thekson Petkovi.