Peskov: Pohimet e Majkrosoftit nuk meritojnë vëmendje

TË FUNDIT

Pohimet e kompanisë Majkrosoft se Rusia gjoja i ka futur duart edhe në këto zgjedhje presidenciale në SHBA nuk meritojnë vëmendje derisa që atje nuk ofrojnë dëshmi për pohimet e tilla, deklaroi sot zëdhënësi i presidentit rus, Dimitrij Peskov.

Kompania amerikane “Majkrosoft” dje kumtoi se hakerët rusë, kinezë dhe iranianë kanë tentuar të hakojnë njerëz dhe organizata të përfshirë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2020.

“Nga fundi i vitit 2016 kur u paraqitën këto akuza, nuk e kemi parë asnjë argument të arsyeshëm, dëshmi ose çfarëdo tjetër që mund të tregojë se disa organizata lidhur me Rusinë kanë qenë të përfshira në krimin kompjuterik”, tha Peskov.

Ai shtoi se atë kohë nuk ka pasur kurrfarë informacionesh të arsyeshme, por vetëm akuza të pabaza dhe fobi se “përbindëshit kibernetik” rusë qëndrojnë pas këtyre krimeve.