Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov, sot ka deklaruar se Kremlini me kujdes e ndjek situatën me aktakuzat kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit pasi siç tha, “ata pas vendimit për ngritjen e aktakuzës kanë anuluar disa takime dhe vizita të caktuara”, transmeton Tass.
Prokuroria speciale e Kosovës dje ka shqiptuar aktakuzë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa persona tjerë për krime kundër të kryera njerëzimit dhe krime lufte.
Thaçi që mbrëmë e anuloi vizitën në Uashington ku më 27 qershor duhej të mbahet takim nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës./MIA
