Me ndryshimet në Ligjin për Shitjen e Tokës Bujqësore në Pronësi të Shtetit, së shpejti do të jetë e mundshme blerja e tokës nën serra, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski.
Gjatë vizitës së tij në Komunën e Çashkës, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike informoi se Qeveria veçmë ka miratuar konkluzionet për këtë çështje dhe se janë themeluar edhe grupet punuese që duhet të përgatisin metodologjinë për vlerësimin e tokës nën oranzheri, blerja e të cilës do të bëhet me anë të marrëveshjeve të drejtpërdrejta.
“Në muajin ose dy muajt e ardhshëm do të zhvillohet metodologji adekuate, me të cilën do të bëhet vlerësimi i tokës, sepse në rast të një marrëveshje të drejtpërdrejtë nuk do të mund të merren parasysh kriteret e tregut, që të arrihet në një çmim real i tregut. Kjo do të mundësojë që të gjithë pronarët e serave të blejnë tokë, e më tutje do të mund të njëjtën ta vënë nën hipotekë, të marrin një vlerë, që do t’u mundësojë bazë dhe siguri për të bërë investime shtesë në teknologji më të avancuar, sepse çështja e pronësisë do të jetë e zgjidhur”, theksoi zëvendëskryeministri Peshevski gjatë vizitës së oranzherive në Çashkë dhe bisedës me pronarët.
Kjo masë është pjesë e politikës qeveritare për të promovuar bujqësinë dhe eksportet e vendit në përgjithësi.
