Pesë ushtarë turq humbën jetët, ndërsa dhjetë janë hospitalizuar, prejse një autobus me të cilin kanë udhëtuar është përmbysur në provincën Mersin, në pjesën jugore të Turqisë.
Përveç tyre ka humbur jetën edhe shoferi i autobusit.
Ushtarët e lënduar menjëherë janë dërguar në spital me lëndime të rënda.
Tani për tani nuk dihet se cila është arsyeja e incidentit.
