Pesë të vdekur pasi fabrika e rrobave u dogj nga protestuesit

TË FUNDIT

Protesta të dhunshme në Kili

Protesta të dhunshme në Kili

Pesë persona humbën jetën pasi një fabrikë veshjesh kryeqytetin e Kilit, u përfshi nga zjarri gjatë valës së protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin.

Ushtria dhe policia përdorën gaz lotsjellës dhe ujë kundër protestuesve dhe u vendos një shtetrrethimi në qytetet e mëdha.

Një gjendje e jashtëzakonshme e vendosur tashmë në Santiago do të shtrihet në qytetet në veri dhe jug të vendit.

Trazirat nisën për shkak të rritjes së tarifës së metrove.

“Ne jemi në luftë kundër një armiku të fuqishëm, i cili është i gatshëm të përdorë dhunën pa asnjë kufi”, tha presidenti Sebastián Piñera në një deklaratë të natës vonë.

Gjatë të dielës, protestuesit në disa qytete të vendit u vunë zjarrin shumë autobusëve, shkatërruan stacionet e metrosë dhe u përleshën me policinë. Një shtetrrethim natën u imponua në zonat e Santiago, Valparaíso, Coquimbo dhe Biobío.

Ndërkaq edhe tre persona kanë humbur jetën nga një zjarr brenda një supermarketi në Santiago gjatë natës së dytë të protestave në Kili.

Ndërkohë, një gjendje e jashtëzakonshme do të zbatohet për Antofagastën, Valparaiso, Valdivia, Chillán, Talca, Temuco dhe Punta Arenas, duke lejuar autoritetet të kufizojnë lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe të drejtën e tyre për tubim./21Media