Në Klinikën Infektive në Shkup gjatë ditës së djeshme janë regjistruar pesë raste të reja me fruth, dy prej të cilëve janë hospitalizuar. Bëhet fjalë për një vajzë 22 vjeç nga Çairi si dhe një 36 vjeçar nga Gazi Baba, që të dy këto kanë qenë të pa vaksinuar.
Nga Klinika për Sëmundje Infektive njoftojnë se në rrezik për jetën ndodhet pacientja 16 vjeçare me paralizë cerebrale e cila është me pneumoni masive si pasojë e fruthit dhe qëndron në ventilim mekanik në Repartin intensiv. Ndërsa në repartet tjera në gjendje të rëndë si pasje e fruthit ndodhen edhe tre pacient të tjerë të moshave madhore.
