Pesë muaj pas vendimit të formës së prerë për “Durmo Turs”, Beluli dhe Miftari ende nuk janë në burg, kishin problem me testikujt

TË FUNDIT

Edhe pse shoferi i autobusit nga aksidenti në Llaskarcë tashmë pesë muaj është në burg, pronari i “Durmo Turs” Durmish Beluli dhe përgjegjësi për transportin Remzi Miftari, të dënuar me nga 10 vjet, ende nuk e kanë nisur dënimin, përcjell TV21. Gjykata e Tetovës për portalin “SDK” informoi se të dy kishin probleme shëndetësore me testikujt – Beluli tashmë ishte operuar, ndërsa tek Miftari pritet ndërhyrje kirurgjike.

Gjykata e Apelit në maj të këtij viti ua rriti dënimet në 10 vjet. Aksidenti ndodhi në 2019, kur për shkak të parregullsive të autobusit dhe pakujdesisë së shoferit, humbën jetën 16 pasagjerë, dhe mbi 30 u lënduan.