Përzgjidhni mashkullin ideal në bazë të 8 kritereve

TË FUNDIT

 

Mos prisni gjithmonë që mashkulli ideal t’iu bjerë nga qielli. Ju mund ta përzgjidhni atë në bazë të 8 kritereve.

1. Zgjidhni dike ambicioz
Ndjekja e ëndrrave është gjeja me e rëndësishme. Zgjidheni partnerin person te vendosur dhe qe është ambicioz për jetën.

2. Zgjidhni dike qe ju sheh si diçka te vyer
E ku ka gjë me te mire sesa te marrësh gjithë kohës komplimente? Zgjidhni te keni ne krah një person qe te dije t’iu thure elozhe dhe t’iu ëmbëlsoje me fjale.

3. Zgjidhni dike kureshtar
Ne përgjithësi këta persona janë te hapur dhe pyesin për çdo gjë. Ata duan te mësojnë gjera te reja për te mësuar me shume.

4. Zgjidhni një person argëtues
Te qeshurit është ilaçi natyral me i mire për njeriun. Mos zgjidhni persona serioze para te cilëve keni frike te flisni, por persona qe dine t’iu sjellin gjithmonë ne qejf dhe ju argëtojnë pa mase.

5. Zgjidhni një person qe te shmange konfliktet
Nuk është person i mire ai qe gjithmonë kapet pas diçkaje dhe kërkon te konfliktohet, por ai qe qëndron larg zënkave dhe e kalon çdo situate delikate me lehtësi.

6. Zgjidhni një person pasionant
Për t’u ndier mire dhe për te përjetuar gjithmonë emocione zgjidhni dike pasionant.

7. Zgjidhni një person qe t’iu nxite ta kaloni me lehtësi çdo situate
Partneri qe do keni ne krah duhet t’iu japë force për te kaluar çdo problem apo çdo situate te vështirë.

8. Zgjidhni një person qe ta keni edhe mik
Pasioni dhe ndjenjat janë një gjë, por komunikimi për çdo gjë me partnerin është gjeja me e rëndësishme pa te cilën nuk mund te ecet përpara. Shume histori te mëdha fillojnë me miqësi te mira.