Përurohet "Odeoni" në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane (Video)

TË FUNDIT

Mbrëmë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë, është përuruar  faltorja më e rëndësishme e këtij besimi. Odeoni ishte ideuar dhe nisur nga Kryegjyshi i ndjerë Baba Reshat Bardhi, por u desh ndihma e qeverisë shqiptare për ta përfunduar. Në këtë ngjarje të rëndësishme për besimtarët bektashinj, theksi u vu edhe në gjendjen e bektashinjve në Kosovë dhe faktin që Kosova ende nuk pranon që ta njohë zyrtarisht Komunitetin Bektashi.