Peruja në finale do të përballet me Brazilit
Peruja në finale do të përballet me Brazilit
Peruja ka arritur të mposht Kilin me rezultat 3-0 për t’u kualifikuar në finalen e Kupës së Amerikës.
Me këtë humbje Kili nuk ka arritur ta bëje ëndrrën realitet për ta fituar Kupën e Amerikës për të tretën herë radhazi.
Flores në minutën e 21-të e kaloi Perunë në epërsi, ndërsa Youtun shënoi golin e dytë në minutën e 38-të dhe shpresave të Kilit iu dha fund Guerrero në minutën e 90-të.
Peruja do të luaj në finale kundër Brazilit e cila të mërkurën mposhti Argjentinën me rezultat 2-0.

