Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, ministri i Financave Dragan Tevdovski si dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës “Bisedime ekonomike të Vjenës –perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Gjithashtu kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të takohet edhe me euroambasadorin për zgjerim dhe politikë të mirë fqinjësore Johanes Han.
