Debati i sotëm kryesisht ishte i fokusuar drejt asaj nëse kompania Panovski ka pozitë të privilegjuar gjatë furnizimit të barërave, posaçërisht në Klinikën onkologjike. Antonio Milloshovski përveç kësaj akuzoi se ka edhe partizim të institucioneve.
“Në mënyrë të veçantë ka pasur pozitë të privilegjuar në Klinikën për onkologji, andaj ka mundur të lejoj Drejtoi i Onkologjisë që të marrë medikamente nga kompania Panovski, pa u shpallur tender. Askush nuk flet për kompaninë Panovski për shkak se vajza e drejtorit të kësaj kompanie është një nga drejtorët e Klinikës. Andaj kompania Panovski ka lloj-lloj licencash, importe preferenciale”, tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.
Zv.drejtori i Agjencisë për barëra Malmed, Robert Bekirovski, u përgjigj se ata nuk janë kompetent për të kryer kontrolle cila kompani në cilën klinikë dorëzon ilaçe, por për kontrollin e tyre të cilësisë dhe për sigurimin e ilaçeve të sigurta dhe cilësore.
“Në këtë rast, për të cilin është mbledhur Komisioni Hetimor, dua të theksoj se MALMED nuk është përgjegjës, përkatësisht importuesi, tregtari me shumicë nuk duhet të paraqet kërkesë ku duhet të paraqesin dokumentacionin e tenderit apo kontratën për regjistrimin e një prokurimi publik. Nuk do të doja të përmendja këtu shitësit me shumicë, ne jemi njësoj si institucion dhe jemi të detyruar sipas ligjit tonë të respektojmë të gjithë tregtarët me shumicë që janë në numër 487”, tha Robert Bekirovski, zëvendës drejtor i MALMED.
Drejtori aktual i MALMED-it, Lirim Shabani, në përgjigjet e tij tha se nuk mund të jenë precizë se çfarë është blerë nga shitësit me shumicë dhe çfarë kanë bërë klinikat brenda këtyre viteve.
“Nëse e kërkoni nga Agjencia jonë atë që dikush nga klinika ka vjedhur barna, kështu ishte lajmi në mediat, nëse kërkohet nga Agjencia për barna për dikë që nuk i ka respektuar protokollet në klinikë, dikush që ka bërë tregti me barna, i ka shitur jashtë ose brenda vendit, më besoni nuk është në kompetencën tonë”, pohoi Lirim Shabani, drejtor i MALMED.
Sipas njoftimeve të kryetarit të Komisionit Hetimor, seanca do të zgjasë deri në fillim të muajit të ardhshëm, ose edhe një javë. Në të gjithë procesin priten 44 dëshmitarë, ndërsa në seancat e ardhshme pritet të thirren drejtues dhe punonjës nga Klinika e Onkologjisë.
