PËRSHPEJTIM I NDËRTIMIT TË KORRIDORIT 8, SEANCA E PARË NDËRQEVERITARE E MAQEDONISË SË VERIUT DHE BULLGARISË

TË FUNDIT

Apel për përshpejtimin e ndërtimit të infrastrukturës transportuese dhe energjetike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, u dërgua pas seancës së përbashkët të komisionit ndërqeveritar në Sofje, me të cilën kryesuan shefat e diplomacisë të të dyja vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Ekaterina Zaharieva. Ky është takimi i parë i komisioni ndërqeveritar, i cili është formuar në përputhje me detyrimet që dalin nga Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, e nënshkruar mes dy vendeve në gusht të vitit 2017. Në deklaratat pas takimit, dy ministrat theksuan se duhet patjetër të bëhet  përshpejtim i ndërtimit të korridorit 8, i cili mundëson lidhje të rajonit. Dy vendet në takimin e sotëm nënshkruan Protokoll zyrtar që ka për qëllim të kryej kontroll të zbatimit të Marrëveshjes.