Përshëndetje “kovidiane” mes Ramës dhe Kurtit/FOTO

TË FUNDIT

Nuk i shtrënguan duart, por u përshëndetën me grushte. Kështu kryeministri Edi Rama u prit nga Albin Kurti në Prishtinë.

Përveç përshëndetjes, që paraqitet si mënyrë mbrojtje nga virusi Kovid-19, të dy kryeministrat, edhe pse në distancën e nevojshme dhe në ambient të hapur, mbanin maska.

Edhe pse bashkë u përshëndetën me grushte, sërish Rama ministrat e Kosovës i përshëndeti me shtrëngim duarsh, gjë të cilën nuk e bëri edhe Kurti me ministrat e Shqipërisë.

Vizita e Ramës në Prishtinë po vjen në një situatë ku marrëdhënie mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë në nivelin “ideal”, kjo për shkak të përplasjeve për iniciativën rajonale “Ballkani i hapur” apo më parë i njohur si “Minishengeni Ballkanik”.

Rama ditë më parë ishte i pranishëm në OKB dhe nga atje bëri thirrje që Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare. Njëashtu, kjo vizitë e cila ishte caktuar shumë më herët, vjen në një situatë kur raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë në pikën zero, kjo për shkak të bllokadës në veri të Kosovës./TV21