Përshëndetja në shqip shkakton tension në parlamentin serb

TË FUNDIT

Mick Schumacher pjesë e ekipit “Haas”

Mick Schumacher, djali i kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, pritet të jetë pjesë e...

Qeveria miraton tekstin e Projekt-Ligjit për Agjencinë e Intelegjencës

Qeveria sonte në seancën e saj të 24-të e miratoi tekstin e Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës.

Dua Lipa dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, dominon në nominimet e “Grammy Awards 2021”.

Zvicër, sulm në një supermarket, policia nuk përjashton “motive terroriste”

Një grua zvicerane sulmoi dy gra të tjera, njërën me thikë, në një supermarket në Llugano, në...

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në provincën kineze të Guangdong, zbuluan se dy kampionë të paketimeve ushqimore...

“Mirëdita”, ishte kjo përshëndetje në shqip që të mërkurën shkaktoi debat në Parlamentin e Serbisë ku qeveria e re prezantoi platformën politike.

Protagonist i replikave u bë deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, përfaqësuesi i Luginës së Preshevës i cili prej fillimit nuk e fshehu revoltën për pushtetin e fituar nga shumica më 21 qershor.

Kamberi propozoi rrëzimin e qeverisë që ai e quajti një kukull të kontrolluar në nivel ekzekutiv, parlamentar dhe shtetëror nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

“Kush do ta kishte menduar se një ditë, opozitën parlamentare në Serbi do ta përfaqësonin vetëm deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe boshnjakët e Sanxhakut? Një opozitë me 6 deputetë nga 250 të trishton. Një parlament të tillë nuk e prodhoi as Slobodan Milosheviçi. Po ja që z. Vuçiç dhe z. Daçiç po dëshmohen më efikasë sesa baballarët e tyre ideopolitikë”, tha ai.

Deputetët shqiptarë e kundërshtuan zgjedhjen e ish-kryediplomatit, Ivica Daçiç, në krye të parlamentit serb.

Ndërkohë, seanca e së mërkurës vijoi me prezantimin e kryeqeveritares serbe, Ana Bërnabiç.

Ajo tha se qeveria serbe do të ketë gjashtë objektiva kryesorë: ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, luftën kundër mafies, pavarësinë në vendimmarrje, përparimin ekonomik dhe sfidën e madhe politike të vazhdimit të dialogut me Prishtinën.

TË NGJAJSHME