Përplasje politike mes LSDM dhe ZNAM, akuza për destabilizim dhe mungesë qëndrimesh politike

TË FUNDIT

Lëvizja ZNAM akuzon LSDM-në dhe Venko Filipçen për sjellje të papërgjegjshme dhe bllokuese në proceset politike, duke ngritur dyshime se mund të përgatitet një skenar për braktisje të Kuvendit dhe bojkot të zgjedhjeve parlamentare. Sipas ZNAM, këto veprime lidhen me frikën nga humbja zgjedhore dhe përpjekjet për të ruajtur kontrollin brenda partisë, ndërsa theksojnë se vendi ka nevojë për stabilitet, përgjegjësi dhe vazhdim të rrugës evropiane.

“Në ditët e fundit jemi dëshmitarë të shantazheve dhe një qëndrimi thellësisht të papërgjegjshëm dhe destruktiv nga ana e LSDM-së dhe Venko Filipçes, veçanërisht në kontekstin e ndryshimeve në Ligjin për Qeverinë. Me këto ndryshime parashihet qartë se qeveria teknike do të vlejë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa më pas do të shfuqizohet si model në të ardhmen Pyesim publikisht: Nga se buron ky veprim? A jemi dëshmitarë të përgatitjes për një skenar për bllokim të plotë të punës së grupit punues për Kodin Zgjedhor? A është hapi i radhës braktisja e organit legjislativ nga deputetët e LSDM-së, me qëllim përfundimtar bojkotimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare? Kur të jenë ata”, tha ”, tha Nikolla Menov – ZNAM .

Ndaj pres konferencës së ZNAM reguan nga LSDM  ku akuzojnë ZNAM-in si parti pa ideologji, program dhe qëndrim të qartë politik, duke u cilësuar si satelit i VMRO-së i krijuar për të dobësuar opozitën, veçanërisht LSDM-në.

ZNAM “për momentin” nuk ka qëndrim për ligjin për ndalimin e shtetësisë së dyfishtë. Memov  thotë se qëndrimi “do të jetë kur të përfundojë debati i brendshëm”. Sa hipokrizi mund të mblidhet në një parti? ZNAM nuk ka ideologji, nuk ka program, prandaj nuk ka as qëndrim. Ata nuk e dinë nëse janë qendër apo e djathtë. Në fakt, ata nuk dinë asgjë, sepse janë një parti e zakonshme satelit e krijuar nga VMRO me një qëllim të vetëm, të copëtojë dhe dobësojë opozitën”, thonë nga LSDM.

Partia ZNAM nuk ka dhënë ende një qëndrim për ligjin për shtetësinë e dyfishtë, zëdhënësi i kësaj partie tha se do të prononcohen pasi të përfundojë debati publik dhe të ketë tekst final të ligjit. Njëkohësisht, ajo ka përsëritur qëndrimet e saj për ndryshime në sistemin zgjedhor, duke propozuar 90 deputetë, një njësi zgjedhore, prag zgjedhor 2–3% dhe ndryshim të financimit të partive politike. Sipas tyre, këto çështje duhet të diskutohen edhe nëse hapet Kushtetuta.