Përplasje e ashpër për ligjin për shërbimin gjyqësor! Shumica hodhi poshtë pothuajse të gjitha amendamentet e opozitës

TË FUNDIT

Përplasje e ashpër në Komisionin për sistem politik ku u debatua mbi amendamentet për Ligjin për shërbimin gjyqësor. Opozita dorëzoi rreth 100 amendamente për shkak se, siç thanë, po dorëzohet një propozim-ligj që nuk është aspak ai për të cilin ka punuar grupi punues. Sonja Mirakovska nga PRSD iu drejtua ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov.

“Ne gjithë kohën do të dëgjojmë të njëjtin shpjegim, nuk është i harmonizuar me ligjin për nëpunësit administrativë. Po ju, zotëri ministër, a i dëgjuat shërbimet gjyqësore çfarë thanë? Nuk duan të kenë status si nëpunës administrativë. Duan të kenë status të veçantë, si nëpunës gjyqësorë, vetë të vendosin, të jenë të larguar nga pushteti ekzekutiv”, tha Sonja Mirakovska – Partia e re socialdemokrate.

Jovana Mojsovska nga “Levica” tha se amendamentet e tyre kanë të bëjnë me të gjitha ato vërejtje nga përfaqësuesit e shërbimit gjyqësor të paraqitura në dëgjimin publik dhe se ky propozim-ligj e përkeqëson gjendjen në sistemin e drejtësisë.

“Me këtë ligj, në vend që nëpunësit gjyqësorë të trajtohen si pjesë e pushtetit gjyqësor, në përputhje me parimin kushtetues të ndarjes së pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, ne kemi pjesën më të madhe të të punësuarve në gjykata që do të jenë nën kontroll të drejtpërdrejtë të pushtetit ekzekutiv, që përbën një precedent të rrezikshëm”, u shpreh Jovana Mojsovska – Levica.

Shumica qeveritare nuk u përfshi në debat, ndërsa seanca u ndërpre me njoftimin se do të vazhdojë edhe nesër. Përveç për shërbimin gjyqësor duhet të debatohet edhe për propozim-ligjin për shërbimin e prokurorisë. Ndërkohë, dëgjimi publik u mbajt javën e kaluar, në të cilin shërbimet gjyqësore u kundërshtuan ashpër këtij zgjidhjeje të propozuar.