Përplasja mes fqinjëve për rrugën në Butel, pretenduesit e pronës thonë se kanë vendim gjyqësor

TË FUNDIT

Dy ditë pas situatës së tensionuar mes fqinjëve në lagjen “43” në Butel të Shkupit, për të folur para kamerës dhe për të dhënë versionin e saj u paraqit edhe pronarja që pretendon pronësinë e kësaj pjese të rrugës.

Sllavica Komnenova thotë se ka vendim gjyqësor se toka është e saj. Për këtë na tregoi edhe fletëpronësinë dhe hartën e parcelës.

Pohon se që në vitin 2022 e ka privatizuar këtë pjesë të rrugës, ndërsa për shtyllën që tashmë u pre, thekson se më herët nuk ka qenë në atë vend, ndërsa fqinjët e kanë rivendosur.

“Kemi fituar aktgjykim shumë shpejtë nga “Rrugë dhe Rrugica” që i kemi paditur, ne i kemi paditur me “Rrugë dhe rrugica” dhe ato e kanë humbur sepse asnjë dokument nuk kanë, ata merren me rekomandime nga dikush, ta përgjysmojnë dhe ta bëjnë parking për palën e tretë. Megjithatë unë e kam pronë dhe nuk mund ta lejoj dikush të më shkelë. I kam paditur ato dhe kanë humbur në gjyq”, tha Sllavica Komnenova.

E deri sa po zhvillonim bisedën me të, disa fqinjë duke kaluar nga larg lëshuan fjalë se ajo ka falsifikuar dokumentet.

-Dokumente false ke…

-Çfarë komenti ke që të thotë se ke dokumente false?

-Ja pra më thotë se kam punuar në kadastër, t’i tregoj që unë nuk kam lidhje me kadastër.

Kamnenova po ashtu shprehet se u ka thënë fqinjëve që të marrin gjeometër nëse nuk besojnë se është vendi i saj.

Unë iu kam thënë thërrisni gjeometrin, ftoni gjeometrin nëse nuk besoni. Ne kemi marrë edhe gjeometër për herë të parë kur janë shënuar rrugët, ne e kemi paguar gjeometrin ata i kanë përzënë, nuk besojnë, le të vijë komuna, le të vijë gjyqi, ja pra edhe gjyqi erdhi, vendim gjyqësor, nuk e pranojnë atë, tani duhet të vijnë nga komuna dikush tu tregojë që kjo rrugicë është e përgjithshme. -Do të kërkoni nga komuna të vijnë këtu?

Unë me ato nuk kam asgjë, kjo rrugicë është e komunës, dhe duhet komuna të vijë tu tregojë, deri ku është e tyre, në mënyrë që të sigurohet”, theksoi Sllavica Komnenova.

Dy ditë më parë, situata në këtë lagje ishte aq e tensionuar, saqë qe e nevojshme edhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar palët. Banorët e lagjes që kundërshtojnë Kamnenovën, thonë se shumë vite më parë, kjo ka qenë pronë e tyre por që shteti e ka marrë dhe e ka shndërruar në pronë publike, ndërsa tani një fqinj aty afër e ka blerë nga shteti dhe e ka privatizuar. Thonë se për këtë ende janë në proces gjyqësor, andaj edhe kundërshtojnë vazhdimin e punimeve. Por, Komnenova shprehet se avokatja e fqinjëve po që i udhëheq në mënyrë të gabuar sepse vendimi nga gjyqi është përfundimtar.