Përplasen 50 automjete, raportohet për të vdekur nga aksidenti i tmerrshëm si pasojë e motit të ligë në SHBA

TË FUNDIT

Moti i keq, me temperatura të ulëta, dëborë dhe akull, ka përfshirë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto kushte atmosferike janë bërë shkak për dhjetëra aksidente. Ngjarja më e rëndë ka ndodhur në Ohajo, ku të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasje të tmerrshme të rreth 50 automjeteve. Shumë persona mbetën të plagosur në këtë aksident masiv, ndërsa një operacion i madh dhe i vështirë u krye për të evakuuar personat e bllokuar në rrugë.

Autostrada u bllokua për të paktën 7 orë, ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet me makinë gjatë kësaj periudhe.