Përmbytje nga shiu në Australi, mijëra banorëve u kërkohet të evakuohen

TË FUNDIT

Mijëra banorëve u është thënë të evakuohen nga shtëpitë e tyre në Sidnei, pas shiut të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve në qytetin më të madh të Australisë.

Rrugët janë ndërprerë, me 18 urdhra evakuimi vetëm në Sidnein perëndimor dhe paralajmërime për të tjera.

“Kjo është një situatë emergjente kërcënuese për jetën”, tha Stephanie Cooke, ministre e shërbimeve të urgjencës për shtetin e Uellsit të Ri Jugor.

“Tani jemi duke u përballur me rreziqe në fronte të shumta – përmbytje të shpejta, përmbytje të lumenjve dhe erozioni bregdetar”, tha Cooke në një konferencë për media.

Paralajmërimi i saj erdhi pasi Byroja e Meteorologjisë tha se shiu kishin goditur zona të caktuara, duke rrezikuar përmbytjen përgjatë lumit Nepean, transmeton ttv21.tv.

Diga kryesore e Sidneit gjithashtu kishte filluar të derdhej brenda natës një shqetësim i mëtejshëm për autoritetet.

Cooke tha se kjo ishte një “situatë në zhvillim të shpejtë” dhe paralajmëroi se njerëzit duhet “të përgatiten të evakuohen me një njoftim të shkurtër”.

Ka pasur 83 shpëtime nga përmbytjet nga shërbimet e urgjencës vetëm në 24 orët e fundit.

Ekspertët thonë se urgjenca e përmbytjeve është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike dhe një fenomen i motit La Niña. Një La Niña zhvillohet kur erërat e forta fryjnë ujërat e ngrohta sipërfaqësore të Paqësorit larg nga Amerika e Jugut dhe drejt Indonezisë. Në vend të tyre, ujërat më të ftohtë dalin në sipërfaqe.

Në Australi, një La Niña rrit gjasat e shiut, cikloneve dhe temperaturave më të ftohta gjatë ditës./21Media