Kështu duken oborret e shtëpive në fshatin Bukoviq në Saraj.
Pas disa orësh reshje të e mëdha të shiut, lumi që kalon pranë fshatit doli nga shtrati.
U përmbytën rreth 20 shtëpi.
Banorët thonë se gjithçka ka filluar gjysmë ore pas mesnate.
-Sonte ka bo vaki në ora 00:30, natën.
-Dhe gjithë natën ka hy uji brenda, jeni mundu me e nxjerrë?
-Po brenda kishte bo viran, ia i kemi nxjerrë orenditë i shihni si janë bërë.
-A ka ardhur dikush nga komuna të ju vizitojë?
-Jo, jo, s’ka ardhur askush. I kanë dërguar nga ujësjellësi.
Përshtypjet e para dhe njoftimi i Qendrës për Menaxhim me Kriza, ishte se ka plasur ndonjë gyp. Por pas nivelimit të ujit, u konstatua se nuk është ky problemi që përmbyti shtëpitë.
“Këtu në pjesën pas neve është një lum i cili kalon në fshatin Bukoviq, këtu janë gërshetuar tre pjesë të vërshimeve, pjesa e epërme që vjen nga fshatrat Bojanë dhe Llaskarcë dhe pjesa malore dhe lumi ka dalë nga shtrati i vet. Fillimisht kishim dyshime se ka një gyp të kanalizimit fekal të plasur, megjithatë u konstatua rreth orës 3 e mëngjesit se nuk ishte gyp i plasur por ishin vërshimet të cilat vinin nga pjesët malore të kësaj pjese.”- deklaroi Afrim Rexhepi, drejtor i NP “Akcios” – komuna Saraj.
Automjetet e NP “Ujësjellësi” vazhdimisht vinin për të tërhequr ujin nga shtëpitë e vërshuara dhe të njëjtin e derdhnin në lumin e fshatit. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza e as kryetari i komunës sot nuk dolën në teren për ta parë gjendjen.
