Rreth 18,000 australianë janë evakuuar nga përmbytjet në Uellsin e Ri Jugor (NSW) ndërsa shiu i madh vazhdon të godasë bregun lindor.
Ditët e përmbytjeve të rrëmbyeshme kanë bërë që lumenjtë dhe digat të derdhen rreth Sidneit dhe në Queensland, transmeton TV21.
Zyrtarët thonë kjo gjendje mund të vazhdojë gjatë gjithë javës dhe kanë apeluar banorët që të tregojë kujdes.
Kryeministri, Scott Morrison ka ofruar fonde për ata që janë detyruar të largohen.
“Kjo është një kohë tjetër testimi për vendin tonë”, i tha ai të hënën radios së Sidneit.
Ka pasur dëmtime të përhapura në zonat e prekura, të cilat janë shtëpia e rreth një e treta e 25 milionë njerëzve të Australisë./21Media
