Përmbytet një anije ruse e mallrave në Detin e Zi

TË FUNDIT

Së paku pesë persona janë shpëtuar, ndërsa dy persona e humbën jetën në anijen e fundosur ngarkuese ruse afër bregut të provincës turke Bartin.

“Pesë persona janë shpëtuar nga anija ngarkuese ruse”, deklaroi guvernatori i provincës Bartin, Sinan Guner, cituar nga agjencia Anadollu.

Nga Ambasada ruse në Ankara për TASS deklaruan se diplomatët punojnë në konstatimin e fatit të ekuipazhit, ndërsa shkaku i fatkeqësisë tani për tani është i panjohur.

Ndërkohë, arritën lajme të këqija, pasi që guvernatori Guner kumtoi se jetën e humbën së paku dy persona nga anija.

“Në anije ka pasur 13 persona, të gjithë shtetas rusë. Deri më tani e dimë se pesë persona janë shpëtuar dhe gjetëm dy trupa të viktimave”, deklaroi guvernatori.