Përmbyset një kamion në autostradën Tetovë-Shkup

TË FUNDIT

Një kamioni i përmbysur ka bllokuar qarkullimin nga Shkupi për në Tetovë në autostradën “Nënë Tereza”.

Nga policia e Tetovës informojnë se ende nuk dihet se për çfarë incidenti  bëhet fjalë, por  konfirmojnë se në rrugë  ka një kamion i cili është përmbysur.

Autoritetet policore dhe ekipi hetimor janë  nisur në vendngjarje. Aksidenti ka ndodhur në  rrugën nga pika e parë e pagesës së taksës rrugore për në Tetovë.

Dëshmitarë okularë informojnë se në vendin e aksidentit  janë nisur edhe  njësia e  zjarrfikëses dhe ndihmës së shpejtë./koha