Në fund të shtatorit, Ministria e Shëndetësisë përmes tre transaksioneve i ka paguar Zyrës së përmbaruesit Krum Kocarev 2 milionë euro, tregon platforma “Financat e Hapura”.
Më 27 shtator në llogarinë e Kocarev janë deponuar tri pagesa në shumë prej 61.226.323 denarëve, 35.204.334 dhe 27.108.449 denarëve, përcjell TV21. Nga Ministria e Shëndetësisë për “Faktor” nuk janë përgjigjur se çfarë nënkuptojnë saktësisht këto tre transaksione, tregojnë se bëhet fjalë për një borxh të vjetër nga koha e vërshimeve të mëdha në Hasanbeg të Shkupit në vitin 2016 dhe se është kontest juridik mes Qendrës për Shëndet Publik – Shkup dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
“Bëhet fjalë për kontest mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës për Shëndet Publik Shkup, lidhur me një borxh të krijuar nga viti 2016 gjatë prokurimit të mjeteve për dezinfektimin e zonave të përmbytura (nga vërshimet në zonën e Stajkovcit)”. Gjegjësisht, me vendim të datës 15.08.2016, Qeveria ka obliguar Ministrinë dhe Qendrat për Shëndet Publik që të bëjnë dezinfektimin, ndërsa Ministria ka qenë përgjegjëse për sigurimin e mjeteve për dezinfektim dhe kjo është realizuar, d.m.th. është dorëzuar në qendra, përfshi këtu QSHP-Shkup”, thonë nga MSH për Faktor.
Përmbaruesi Kotsarev për Faktor ka deklaruar se aktvendimi i tij përmbarues është me urdhër të ISHP Qendra për Shëndet Publik – Shkup, ndërsa nuk ka dijeni nëse në këtë rast është dëmtuar ndonjë furnizues privat. Në vitin 2016, pas stuhisë së madhe dhe përmbytjeve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në këtë pjesë të Shkupit janë dezinfektuar 20 milionë metra katrorë.
