Do të mbahet sot në Kaçanik një akademi përkujtimore me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të veteranit të luftës së UÇK-së dhe ish-anëtarit të Kuvendit të Komunës, Ilazi Ceka – Komandant Qorri.
Akademia do të mbahet në Pallatin e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në orën 16:00, ndërsa pas Akademisë do të bëhen homazhe te Kompleksi Memorial i Dëshmorëve dhe Veteranëve.
