Përkujtohet gjenocidi në Srebrenicë, Gjuha Boshnjake, zyrtare në Komunën e Çairit

TË FUNDIT

Për herë të parë edhe atë në gjysmë shtizë po qëndron flamuri boshnjak para Komunës së Çairit. E kjo pasi nga sot në këto komuna gjuha boshnjake u bë zyrtare. Iniciativa për ta zyrtarizuar gjuhën boshnjake vjen pikërisht sot shkaku i përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Çairi është njëra prej komunave me koncentrim më të madh të boshnjakëve.

 “E vetmja komunë që kishte gjuhë zyrtare gjuhën bosnjake ishte komuna e Petrovecit, këtë shembull e mori edhe komuna e Çairit. Ajo përkujton 11 korrikun dhe Srebrenicën duke zyrtarizuar gjuhën boshnjake dhe duke vendosur flamurin boshnjak para Komunës”, Arbana Qerimi Klimenta, gazetare.

Është vendosur edhe tabelë ku është paraqitur se si do të duket monumenti i cili do të ndërtohet në parkun e Çairit. Monumenti do të jetë i gjatë 4 metra ndërsa i gjërë 2 metra.

 “Do të ketë një bazament nga betoni, pastaj prej çelikut do të ketë një konstrukt, ku do të përshkruhet ky momument. E kemi vendosur këtë tabelë si skicë, por pasi të kalojnë të gjitha procedurat unë jam i bindur që brenda 45 ditëve, nga dita kur do të përfundojnë zgjedhjet, kur do të jemi më aktiv me këshillin komunal t’i kalojmë të gjitha procedurat”, deklaroi kryetari i Komunës së Çairit.

Lulja e Srebrenicës është e mirënjohur si simbol i përkujtimi të Gjenocidit të Srebrenicës. 11 petalet paraqesin ditën që fillojë gjenocidi. E bardha paraqet pafajësinë e viktimave. Ndërsa ajo e gjelbërta që është në qendër, paraqet shpresën për drejtësi dhe pranimin e gjenocidit.