Me rastin e 11 shtatorit shoqata “Miqtë e Amerikës”, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe disa shkolla publike do të zhvillojë aktivitete për të përkujtuar përvjetorin e sulmit terrorist mbi “kullat binjake” në New York.
Me këtë rast Garda e Nderit e Policisë së Kosovës, në orën 11:00, do ta ulë në gjysmë shtize flamurin e SHBA-ve tek shtatorja e presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ndërsa do të organizohen edhe ligjërata në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë (ora 13:00) dhe në shkollën fillore e mesme e ulët “Ibrahim Mazreku” në Malishevë (ora 15:00).
