Heqja e balancuesit u bë, siç premtoi në fushatën parazgjedhore VMRO-DPMNE-ja, por në fushatë partneri i tyre i tanishëm qeverisës, koalicioni VLEN, pat përmendur se do ta heqin nga Kushtetuta edhe termin 20% për gjuhën shqipe. Zëvendëskryeministri Arben Fetai, i pyetur për këtë, tha kur të hapet kushtetuta do të përpiqen maksimalisht ta heqin edhe 20%shin.
Pyetëm edhe kryeministrin Hrsitijan Mickoski, i cili në fushatë thoshte se qytetarët e Maqedonisë duhet të ndihen të barabartë dhe jo si numra. Tha se këtë çështje do t’ja lërë në dorë Gjykatës Kushtetuese, duke mohuar të ketë dëgjuar zotimin e partnerit qeveritar VLEN për 20%shin.
Ligji për përdorimin e gjuhëve vlen për gjuhët që fliten nga komuniteti që është mbi 20% në Maqedoninë e Veriut. I vetmi komunitet që arrin këtë përqindje është ai shqiptar, por Ligji nuk e përmend këtë, dhe i referohet si “gjuhë që e flet 20% e një bashkësie etnike”. Shpesh nga politika është përmendur që kjo duhet të ndryshohet në Kushtetutë, që të figurojë “gjuha shqipe” e jo “gjuhë e 20%shit”, por deri më tani është bërë asgjë.
