Përjetimet e Enis Bardhit në Spanjë, “shpresoj që në fund të majit të fillojmë me ushtrime”

TË FUNDIT

Spanja është në krye të listës së shteteve evropiane për nga numri i të prekurve me koronavirus. Mbi 170 mijë janë të infektuar. Atje tashmë disa vite jeton futbollisti nga Shkupi Enis Bardhi që luan për ekipin e Levantes. Nga Valencia, Bardhi tregoi për TV21 se si po e përjeton qëndrimin në shtetin me më shumë të prekur me COVID-19 në Evropë.

“Virusi u përhap shumë dhe shumë shpejt. Normalisht jemi brenda dhe i zhvillojmë ushtrimet në shtëpi, secili e ka programin e vet që na e dërgon ekipi“, tha Enis Bardhi, futbollist.

Mesfushori me prejardhje nga Bllaca, thotë se edhe ai ka bërë testin për COVID-19 por ka dalë negativ, si dhe gjithë të tjerët në ekipin e tij. Bardhi tregon se nuk ka asnjë lëvizje në Valencia, ndërsa del rrallë vetëm për të blerë ushqim. Ende nuk e di sigurt se kur do të vazhdojë me trajnimet për t’u përgatitur për rifillimin e sezonit të La Ligës.

“Njëherë na dhanë informata se më 26 prill do të kemi mundësi të dalim nga karantina por tani serish e shtynë, e bëmë deri më 9 maj. Unë shpresoj shumë që në fund të majit të fillojmë me ushtrime ashtu siç po bisedohet edhe me trajnerët”, tha Enis Bardhi, futbollist.

Jozyrtarisht është folur që kampionati i La Ligës spanjolle të rinisë më 27 qershor, por nëse deri atëherë nuk përmirësohet gjendja me virusin korona, ka rrezik që të pezullohet sezoni.