Po bëhen përgatitjet e fundit të skenës në sheshin “Maqedonia” ku do të performohet gjatë ndërrimit të mot-moteve.
Qysh në mesditë shumë qytetarë kishin dalë me fëmijët e tyre për të shëtitur e argëtuar.
Në orën 20:00 do të fillojë programi festiv, që është edhe festa kryesore në kryeqytet.
“Edhe këtë vit festa kryesore e fund vitit do të jetë në sheshin Maqedonia do të përformojnë bende të ndryshme ku festa do të filloj nga ora 20:30 deri në orën 1 pas mesnate”.
E sipas komunikatës së Qytetit të Shkupit sonte në skenë do të ngjiten këto bende:
Programi festiv në Natën e Vitit të Ri:
20:30-21:30 – Puka Kozmetika
21:30-22:30 – DNK
22:30-23:30 – Beni – Non Stop
23:30-00:30 – Nokaut
00:30-01:00 – Naum Petrevski dhe Zuica Lazo
Nga Qytetit të Shkupit në komunikatë kanë thënë se ky program bëhet nga kompanitë private.
Me mesazhin e fundvitit, dje Ministri i Punëve të Brendshme apeloi për festë me përgjegjësi, duke u kujdesur për shëndetin tonë dhe të të afërmve.
