Përfundon vizitën në Kinë, sekretarja e thesarit e SHBA- së, Janet Yellen

TË FUNDIT

Sekretarja e Thesarit e ShBA-së Janet Yellen përfundoi të dielën vizitën e saj katërditore në Kinë. Gjatë takimeve dhe bisedimeve të saj me përfaqësues së palës kineze, si Kina, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, shprehën synimin e tyre për të forcuar komunikimin dhe bashkëpunimin. Zyrtarët kinezë theksuan se teprimi me konceptin e sigurisë kombëtare nuk është i favorshëm për shkëmbimet normale ekonomike dhe tregtare dypalëshe. Nga ana e saj, Yellen-i përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë “shkëputje” nga ekonomia kineze, duke u angazhuar për kërkimin e përfitimeve të ndërsjella ekonomike për ShBA-në dhe Kinën.

Yellen-i është zyrtarja e dytë e lartë e qeverisë amerikane që viziton Kinën brenda një muaji. Para saj, edhe sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri një vizitë në Kinë. Duke gjykuar nga informacionet e publikuara nga të dy palët, del se vizita e Yellen-it kësaj here u mundësoi si Kinës, ashtu edhe Shteteve të Bashkuara të kenë një njohje më të thellë dhe më të plotë të shqetësimeve të njëra-tjetrës dhe të dy vendet shprehën gjithashtu vullnetin e tyre për të vazhduar dialogun. Kjo lehtësoi deri në njëfarë mase shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare. Disa media të huaja mendojnë se ky është një “hap pozitiv”.

Vizita e Yellen-it në Kinë shihet si një masë konkrete për zbatimin e konsensusit të arritur nga dy krerët e shtetit dhe forcimin e komunikimit e të shkëmbimeve në fushën financiare mes dy vendeve.

Duke gjykuar nga informacioni i dhënë nga të dyja palët, Kina beson se bisedimet janë “konstruktive”. Në fund të vizitës së saj, Yellen-i tha gjithashtu se takimi me palën kineze në ditët e fundit ishte “i drejtpërdrejtë dhe produktiv”. Në një kohë kur lidhjet kino-amerikane kanë rënë në nivelin më të ulët që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, këto deklarata nga të dyja palët do të ndihmojnë në lehtësimin e marrëdhënieve kino-amerikane dhe përmbushjen e pritshmërive të bashkësisë ndërkombëtare

Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar kino-amerikan është i pandarë nga mjedisi i përgjithshëm i marrëdhënieve dypalëshe. Përpara se Yellen-i të vinte në Kinë, Departamenti i Thesarit i ShBA-së shpalli tha në një deklaratë se do të “menaxhonte me përgjegjësi marrëdhëniet kino-amerikane”.

Ndërmjet anëtarëve të kabinetit të administratës Biden, Yellen-i ka një qëndrim relativisht racional ndaj Kinës. Për më tepër, ajo dikur ka shërbyer si kryetare e Rezervës Federale dhe ka cilësi profesionale, ndaj mund dhe duhet të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e përmirësimit të marrëdhënieve kino-amerikane.