Ndonëse javë më parë tha se do të qëndrojë në Barcelonë, udhëtimi i Xavit në këtë klub do të përfundojë në fund të këtij edicioni.
Barcelona dëshiron të falënderojë Xavi për punën e tij si trajner, si dhe për karrierën e tij të paimitueshme si lojtar dhe si kapiten skuadre, dhe i uron atij çdo sukses në të ardhmen në botë”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Xavi e mori drejtimin e Barcelonës në nëntor të vitit 2021, pasi u largua nga Al Sadd i Katarit. Ai ka të fituar dy tituj me Barcelonën. 44-vjeçari e ka drejtuar Barcelonën në 141 ndeshje, ndërsa ka arritur 89 fitore, 23 barazime, dhe 29 humbje
