Array

Përfundon udhëtimi i parë promovues në rrugën Egnatia

Must Read

Grubi takon ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, z.Xhang Xuo

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi, sot realizoi takim...

10 fakte interesante për kosin!

Kosi është një nga produktet që e blejmë më shpesh në familjet tona Ai gjendet gjithmonë në...

Si duhet lënë duhanin, menjëherë apo gradualisht?

Shkencëtarët prej kohësh po kërkojnë përgjigjet për mënyrën më të mirë për të ndihmuar njerëzit të lënë...
- Advertisement -

Via Egnatia po rishkelet pas 200 vjetësh. Aty kaluan ushtritë e Çezarit e Pompeut, apostujt e Krishtit që përhapnin lajmin e mirë, kryqëzatat për të çliruar Tokën e Shenjtë, prej aty mësynë edhe ushtritë osmane drejt Ballkanit apo edhe misionarët që përhapën islamin në Evropë.

Për një javë rresht, 35 studentë dhe profesorë të Universitetit të Venecias i janë bashkuar një projekti të iniciuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për rivitalizimin e rrugës antike Via Egnatia, si një produkt turistik. Janë 263 kilometra, që nisin në Durrës e përfundojnë në Manastir, në Maqedoni. Drejtori i Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare, në krye të këtij grupi, tregon për idenë, synimet e projektit dhe kthimin e rrugës antike në një atraksion të vërtetë historik, në gjurmët e së shkuarës, të betejave të përgjakshme, të besimeve të mëdha, por edhe të vetvetes.

- Advertisement -

Tare thotë se ideja e udhëtimit në rrugën e famshme “Egnatia” nuk është e re. Disa historianë me emër kanëudhëtuar në gjurmët e saj me qëllim identifikimin, por më së shumti për të shkruar mbi ngjarjet historike që ka në ndodhur në këtë rrugë antike. Emra të njohur si Poqueville apo Hammond janë munduar ta ndjekin Via Egnatian në segmente të ndryshme të saj, duke na lënë pas përshkrime shumë interesante. Po kështu, disa arkeologë shqiptarë, si prof. Ceka apo Llazër Papajani kanë kontribuar shumë në njohuritë tona mbi Via Egnatian dhe segmentin që përshkon Shqipërinë. Ka me dhjetëra shkrime mbi rëndësinë e Via Egnatias përgjatë periudhave të ndryshme historike.

Burime që nga antikiteti e deri në Mesjetë na sjellin ngjarje nga më interesantet që kanë të bëjnë me Via Egnatian. Lufta Civile midis Çezarit dhe Pompeut u bë më së shumti përgjatë Via Egnatias. Krishtërimi u përhap në Ballkan falë edhe Via Egnatias, ashtu si shekuj më vonë, po nga Lindja, erdhën misionarët e parë që sollën islamizminnëpërmjet Via Egnatias. Ushtritë që shkonin në Tokën e Shenjtë më së shumti udhëtuan nëpërmjet Via Egnatias. Pra, e gjithë kjo p asuri e madhe historike, natyrshëm është një potencial i jashtëzakonshëm për të krijuar një produkt turistik të cilësisë së lartë. Disa vite më parë, një çift holandezësh përshkuan një pjesë të Egnatias, duke shkruar edhe një libër mjaft interesant dhe duke u bërë, si të thuash, ideatorët e parë të potencialit turistik të Egnatias.

- Advertisement -

Dhe Tare thotë se udhëtimi në kohën e sotme në këtë rrugë, synon rikthimin e saj në një atraksion të madh për Shqipërinë. Imagjinoni se çfarë do të thotë të ecësh në gjurmët e legjioneve romake, kryqtarëve apo misionarëve islamë, tregtarëve të Venedikut, filozofëve lindorë apo kronikanëve si Celebiu që e përshkruan me mjaft kolor udhëtimin në viset shqiptare nëpërmjet Via Egnatias. Sipas modeleve europiane të itinerareve historike si Via Frangigena, apo itineraret e Santiago de Compostela, Via Egnati a mund të shndërrohet në një arterie të rëndësishme turistike me një impakt ekonomik në zonat rurale, të cilat sot janë të përjashtuara gjeografikisht nga çdo zhvillim i turizmit.Imagjinoni nëse në zonën e malësisë së Librazhdit, për shembull, do të ketë udhëtarë që lëvizin 6 deri në 9 muaj në vit. Kjo lëvizje, nëse orientohet në mënyrë të planifikuar, do të sjellë krijimin e bujtinave lokale, guidave lokale, miniferma të cilat japin ushqim tradicional e mjaft derivate të tjera të turizmit.

“Pra, e reja në projektin tonë është shndërrimi i vlerave historike dhe natyrore në produkt turistik. Mendoj se mbledhja e përpjekjeve të të gjithë atyre që kanë kontribuar në vlerësimin e rrugës Egnatia dhe përkthimi në turizëm ekonomik, zhvillim i komuniteteve rurale është kontributi i ri i këtij projekti”, komenton Tare udhëtimin e tij në kà «të rrugë, duke premtuar vazhdimin e udhëtimit të grupeve të tjera deri në fundin e saj në Stamboll.

- Advertisement -

Grubi takon ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, z.Xhang Xuo

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës Popullore...

10 fakte interesante për kosin!

Kosi është një nga produktet që e blejmë më shpesh në familjet tona Ai gjendet gjithmonë në frigorifer. Por më poshtë ju...

Si duhet lënë duhanin, menjëherë apo gradualisht?

Shkencëtarët prej kohësh po kërkojnë përgjigjet për mënyrën më të mirë për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin. Shpesh, ka dy mundësi:...

Ministri Bekteshi realizoi takim me menaxhmentin e TAV Maqedoni

Bekteshi informoi se gjatë vitit të kaluar Ministria e Ekonomisë bëri ndryshime në Ligjin për partneritet publik privat i cili hap mundësinë...

Gjyqi për “Monstrën” vazhdon më 25 shtator

Gjyqi për rastin “Monstra” vazhdon më 25 shtator, për kur është parashikuar të dëshmojnë tre dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja, njëri prej...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -