Përfundon thirrja publike për subvencione për inverterë, deri tani janë dorëzuar 5000 kërkesa

TË FUNDIT

Përfundon thirrja publike për ndarje të subvencioneve për inverterë pajisje për ngrohtje të shtëpive, informon Qyteti i Shkupit.

Nga hapja e thirrjes publike për subvencione për inverterë deri tani janë dorëzuar  5000 kërkesa. Në pajtim me këto shifra, Qyteti informon se është plotësuar  kuota e parashikuar për subvencione,  kërkesat e qytetarëve për subvencione për inverterë  më nuk do të pranohen.

Sipas kushteve në thirrje, qytetarëve tërësisht do t’u kompensohen shpenzimet për furnizim të inverterit, por jo më shumë se 62.000 denarë në neto vlerë. Në këtë thirrje qytetarët aplikojnë onlajn.

Për qytetarët që kanë aplikuar për subvecione për inverterë dhe i plotësojnë kushtet në vijim është procesi i dorëzimit të shporetëve të vjetër të cilat shfrytëzojnë  energjensa  joekologjik në zëvendësim të inverterit pajisjes për ngrohje.

“Në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020 për këtë qëllim janë parashikuar 322 milion e 400 mijë denarë, të siguruara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me këto mjete  pritet  zëvendësimi i rreth 5.000 shporetëve me  inverterë, gjegjësisht rreth 5.000 oxhaqe  më pak në Shkup”, citohet në kumtesë.