Ka përfunduar takimi i U.D e Presidentes, Albulena Haxhiu me partitë politike për datën e zgjedhjeve.
Në këtë takim, 7 qershori është parë si datë më e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve, lajmëroi RTV21.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se data më e kërkuar për të mbajtur zgjedhjet ishte 7 qershori.
Megjithatë, ai tha se PDK do ta respektojë cilëndo datë.
“Shumica e përfaqësuesve kanë qenë për datën 7, por ne do të shohim tutje. PDK është gati për zgjedhje”, tha Hamza.
Edhe Përfaqësuesi i AAK-së Ardian Gjini tha se kjo datë shihet si një mundësi për stabilitetin e vendit dhe për avancimin e proceseve demokratike
“Ka një dakordancë që do ta zgjedhim të jetë 7 qershori”, tha Gjini.
Gjithashtu, edhe Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK, është deklaruar pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun rreth datës së zgjedhjeve.
Ajo tha se LDK propozoi 7 qershorin si datë adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve.
