Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Portugalisë me barazim pa gola.
Ndeshja nisi me një lojë të shpejtë nga të dy skuadrat, por me të rrezikshëm u treguan portugezët të cilët patën disa raste të mira.
Afër shënimit në minutën e 12-të ishte Ronaldo me një gjuajtje të fortë, por Berisha ishte në vend i cili dëboi topin jashtë portës. E, pas akordimit të kornerit, edhe më afër shënimit ishte Nani i cili qëlloi shtyllën, e cila e shpëtoi Shqipërinë nga goli i sigurt.
Më i disponuari për lojë ishte Cristiano Ronaldo, i cili rrezikoj disa herë portën e Berishës, i cili u tregua mjaftë i vëqmendshëm duke pritur disa gjuajtje të portugezit.
Me disa aksione edhe lojtarët e kombëtarës u munduan të rrezikonin porten e Rui Patricios, por që nuk arrinin të rrezikonin seriozisht.
