Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë në Razgrad të Bullgarisë në ciklin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve. E para që ka shënuar në këtë ndeshje të parë ka qenë Bullgaria në minutën e 13 me Despodivin dhe më pas Maqedonia ka barazuar në minutën e 50 me Ristovskin.
Pas ndeshjes me Bullgarinë, Maqedonia të dielën përballet Gjibraltarin, më 9 qershor në Shkup e pret Gjeorgjinë, ndërsa më 12 qershor sërish takohet me Gjibraltarin.
