Përfundojnë kontrollet në “KAM”, nuk është mbyllur asnjë objekt! Inspektime edhe në dyqane të tjera

TË FUNDIT

Drejtoria e të Ardhurave Publike bëri me dije se kanë përfunduar kontrollet në terren në “KAM” dhe se nuk është mbyllur asnjë dyqan, duke shtuar se deri në këtë moment nuk është shqiptuar asnjë gjobë ndaj këtij tatimpaguesi. Detyra ligjore e DAP-it është ta mbrojë interesin e qytetarëve dhe shtetit, thonë nga atje. Pasi pranoi disa denoncime nga qytetarë dhe institucione, DAP-i filloi me kontrolle të jashtme, në përputhje me ligjin me qëllim që ta inspektojë situatën me rezervat e mallrave në depo dhe shitore.

Gjatë kontrollit fillestar në terren, inspektorët konstatuan se një pjesë e objekteve të shitjes me pakicë jo vetëm në marketin në fjalë, por edhe në disa shitore të tjera të zinxhirëve të mëdhenj, kanë llogaritur  TVSh prej 5% për produktet bazë ushqimore. Disa prej tyre kanë shitur vaj gatimi, mish viçi të freskët, oriz dhe qumësht, duke e llogaritur edhe tatimin e vlerës së shtuar, që është në kundërshtim me Ligjin për TVSh. Nga DAP-i thonë se do të vazhdojnë me inspektimet në të gjitha marketet, me qëllim që t’i mbrojnë konsumatorët.